Zyrtari i OBSH-së kundër izolimit, thotë se nuk duhet mbështetur vetëm në këtë masë preventive

17:08 14/10/20204min126
1-134-780x439

I dërguari special nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sa i përket COVID-19, Dr. David Nabarro, disa ditë më parë ka paralajmëruar rikthimin e izolimit total ndryshe i njohur në terma të gjuhës angleze si “lockdown” në disa shtete evropiane.

Gjatë një interviste dhënë për revistën britanike Spectator, Nabarro, ka thënë se “ne (OBSH) nuk e diskutojmë nevojën e izolimin si metodë primare për luftimin dhe kontrollimin e coronavirusit. Rasti i vetëm kur besojmë në izolim është koha kur kemi nevojë për riorganizim, rigrupim dhe ribalancim të resurseve, duke mbrojtur kështu punonjësit shëndetësor që janë lodhur. Por në përgjithësi, me dëshirë këtë nuk do ta bënim”.

Nabarro ka bërë apel si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit Andrew Neil për të ashtuquajturën deklaratën e “Great Barrington”, ku një grup shkencëtarësh kryesisht epidemiolog dhe imunolog, kanë bashkuar forcat me ekspertin e shëndetit publik nga universiteti i Stanfordit, Dr. Jay Batachary.

 

Ky grup i shkencëtarëve në deklaratën e tyre kanë kërkuar që të mos aplikohet izolimi, për shkak të dëmeve shtetërore që shkaktohen në ekonomi dhe shëndetin publik. Ata madje kanë bërë një kategorizim ku grupet e personave të moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të ruhen, e fëmijët të vazhdojnë jetën sikurse para pandemisë.

Deklarata e shkencëtarëve që janë kundër izolimit dhe po mbështeten në imunitetin e tufës, sipas tyre do të ndihmonte në rritjen e përqindjes së atyre (imunë) që i kanë mbijetuar COVID-19 të stabilizojnë dhe minimizojnë tutje përhapjen e infeksionit.

Këta shkencëtarë të njëjtën kohë besojnë se pjesa e ndjeshme e popullatës mund të izolohen dhe të mbrohen nga infeksioni, veprim ky me të cilin nuk pajtohen shumica e ekspertët kundër COVID-19 dhe epidemive në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto