Zyrtari azerbajxhanas publikon pamjet që tregojnë “xhaminë e shndërruar në stallë derrash nga Armenia”

22:06 07/11/20203min76
thumbs_b_c_9b020d1c17b1408ff54ae396f3cccefa-780x439

Një zyrtar i lartë azerbajxhanas të premten ndau pamjet e një xhamie të shekullit të 18-të, të shndërruar në stallë derrash nën okupimin armenë.

Sipas Anadoly Agency rajoni i Gubadli, ku ndodhet xhamia, u çlirua nga ushtria azerbajxhanase në më 30 tetor.

“Xhamia e Shekullit XVIII në fshatin e çliruar Mamar të Azerbajxhanit. Xhamia u shkatërrua plotësisht. Së bashku me vandalizmin Monumenti fetar/kulturor i Shekullit XVIII si shenjë fyerje u shndërrua në stallë derrash nga Armenia gjatë okupimit të fshatit Mamar të rajonit Gubadly”, ka thënë Hikmet Hajiyev, ndihmës i presidentit të Azerbajxhan, në Twitter.

Në këtë drejtim, Hajiyev u bëri thirrje UNESCO-s, Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore Botërore Islamike (ICESCO) dhe Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) të ndërmarrin veprime kundër Armenisë dhe “të dënojnë seriozisht këto akte barbare”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto