Fyerjet i ka adresuar përmes faqes zyrtare, si reagim ndaj mbledhjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë . Sipas Vulinit, kryeministri Rama po tenton krijimin e “Shqipërisë së madhe”. E Rama i ka quajtur shaka dhe deklarata trushpëlarëse të Vulinit, të cilat e mbajtën nën errësirë rajonin me shekuj.

Për gjuhën kërcënuese të ministrave të Serbisë, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, u ka nisur letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.

Sipas saj, kërcënimet publike të Ivica Daçiçit ndaj serbëve të cilët i tregojnë vendet ku fshihen trupat e viktimave shqiptare të Kosovës, ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës e hapje të plagës së vjetër, dhe veçanërisht për familjet e viktimave dhe atyre që ende rezultojnë të zhdukur, 21 vjet pas luftës.

Sipas të dhënave të Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, 1643 persona janë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.