Zyrtare: Marash Kumbulla nënshkruan për Romën

16:22 17/09/20202min92
kumbulla-780x439

Roma e ka kompletuar transferimin e Marash Kumbullës nga Hellas Verona, i cili në dy sezonet e ardhshme është lidhur për klubin nga kryeqyteti italian.

20-vjeçari iu është bashkuar Giallorossëve në formë huazimi dyvjeçar që është valid deri më 30 qershor 2022.

Si pjesë e marrëveshjes, huazime dyvjeçare janë përfshirë edhe për Mert Cetin, Matteo Cancellieri e Aboudramane Diaby, të cilët kanë shkuar në drejtim të kundërt.

Pas kompletimit të katër marrëveshjeje, çmimi neto që do të paguajë Roma është 13.5 milionë euro.

Në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuse të lidhura me paraqitjet, arritjet e lojtari dhe klubit, që në total mund të arrijnë deri në 3.5 milionë euro.

Njëherësh, pas përfundimit të huazimit, nëse plotësohen kushtet, Kumbulla mund të nënshkruajë kontratë afatgjate, e cila do të jetë valide deri në verën e vitit 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto