ZYRTARE/ Ja sa do të rriten pagat e mësuesve dhe mjekëve! Kur hyn në fuqi vendimi

13:38 06/10/20201min137
edi-rama11-703x405-1

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se është vendosur që të rritet me 40% pagat e mjekëve dhe me 15% pagat e arsimtarëve.

Vendimi për rritjen e pagave, sipas kryeministrit Rama do të hyjë në fuqi me 1 janar.

“Nuk do të zgjatem shumë në shifra të detajuara. Do them se paga për bluzat e bardha do rritet 40% më e madhja historike për bluzat e bardha dhe paga për arsimtarët 15%.

Detajet do t’i japin ministrat. E dyta shifër që do t’ju jap është që me një numër punonjësish në sektorin publik që është më i vogël se në 2013, por le ta marrim njësoj, fondi i pagave është rritur nga 450 mln dollarë në 2013, në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme që do të thotë 2 mandate qeverisëse të atyre që nuk e di ku e gjejnë kurajon të kërkojnë të rikthehen dhe dy mandatet tona është thuajse dyfish fondi i pagave në sektorin publik”,- tha Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto