Zyrtare: Bastien Toma prezantohet te KRC Genk

18:16 11/09/20204min83
Bastien Toma

Më në fund ka përfunduar dilema për të ardhmen e talentit të madh kosovar Bastien Toma.

Mesfushori i talentuar edhe zyrtarisht është larguar nga Sioni dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit belg.

RKC Genk ka arritur ta fitojë garën për shërbimet e Tomës, teksa mesfushori tanimë është prezantuar nga klubi.

21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin e famshëm Genk, por që shuma e transferimit nuk është bërë publike.

“KRC Genk e mirëpret Bastien Tomën në skuadër. Ai vjen nga FC Sion dhe ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin tonë”.

“Lindur dhe rritur në Sion të Zvicrës, Toma ka prindër shqiptarë-kosovarë dhe ai është paraqitur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit belg.

Toma ka zhvilluar 91 ndeshje zyrtare për Sionin, teksa ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 12 asistime.

Ai është prezantuar në ambientet e stadiumit të Genk, teksa ka zgjedhur fanellën me numër 11.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *