Zjarr masiv në territorin e Kishës Françeskane te Kepi i Rodonit, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Dyshohet se…

23:06 08/09/20202min106
zjarr-kepi-i-rodonit

Një zjarr i madh ka rënë në pronën private të Kishës Françeskane, në Kepin e Rodonit, Durrës mbrëmjen e sotme.

Mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur tre zjarrfikëse për të shuar flakët, por terreni i vështirë e bën të vështirë ndërhyrjen e tyre.

Duke shuar flakët me mjete rrethanore janë edhe disa banorë, por vatrat e zjarrit janë të përmasave të mëdha dhe favorizohen nga era.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi Kisha Franceskane ka prej vitesh përplasje me banorët e zonës.

Burime për “Panorama” konfirmojnë se nëse nuk ndërhyhet me mjetet e nevojshme rrezikohen që të shkrumbohen 50 hektarë pyje të zonës në një nga pikat me te bukura te rajonit turistik dhe historik të Durrësit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia: “Më datë 08.09.2020, rreth orës 21:30, në Shën Pjetër, Ishëm, Durrës, në disa shkurre ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ndodhet larg banesave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto