Zhduket pa lënë gjurmë 40-vjeçari në Elbasan, ja çfarë thonë familjarët (EMRI)

21:48 16/10/20202min120
policia-shkoder-1 (1)

Është zhdukur pa lënë gjurmë një 40-vjeçar në Elbasan. Denoncimin për zhdukjen e të riut e ka njoftuar vëllai i tij.

Mësohet se i zhdukuri është Rrapush Çeça, banues në lagjen “Hekurudha”.

Çeça ka humbur kontaktet me familjaret prej mëngjesit të sotëm.Sipas vëllait të 40-vjeçarit, ai  ka dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 513 VS, dhe u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime.

Pas verifikimit nga ana e familjarëve, rezulton se ai nuk ka qenë në qendrën spitalore, pasi nga regjistrat e observimit ditën e sotme, nuk ekziston i regjistruar.

Prej orësh, familjaret kanë kërkuar për 40-vjeçarin, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto