Zgjidhet me 106 vota kreu i KQZ-së së re (EMRI)

14:12 05/10/20205min79
auto_kqz-kryesore-655x3651560234157

Kuvendi ka miratuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili do të zëvendësojë KQZ-në.

Kreu i KQZ-së bëhet e ditur se do të jetë Ilirjan Celibashi, i cili ka marrë 106 vota.

Celibashi ka drejtuar edhe më parë KQZ-në në periudhën e qeverisjes së socialistëve.

Ndërkaq, me 105 vota është zgjedhur Zv.Komisioner, Lealda Pelingu.

Nga ana tjetër, anëtarë të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë zgjedhur me 107 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim:

Ilirjana Nano

Dritan Çaka

Arens Çela

Muharrem Çakaj

Helga Vukaj

Kuvendi miratoi sot edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili parashikon një mori ndryshimesh sa i përket mënyrës së zgjedhjes së deputeteve si edhe ngritjen e koalicioneve.

Ndryshimet në Kodin e Ri:

Renditja e listës

Lista bëhet nga kryetari i partitë. Kandidati mund ta prishë këtë renditje të bërë nga partia, vetëm nëse merr me shume votat parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. Ky ”pragu” me amendamentet e reja të propozuara sot nga Partia Socialiste është ulur në një maksimum prej 10 mijë votash.

Shpërndarja e mandateve

Sipas formulës së PS, shpërndarja e mandatit fillon sipas renditjes së kandidatëve nga i pari tek i fundit, në bazë të listës që ka bërë kryetari i partisë. Renditja e kandidatëve ndryshon vetëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madhe se herësi, që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara, por jo më shumë se 10 mijë vota. PSH: Nëse në Korçë herësi për një deputet të PS është 11 mijë vota dhe PS ka marrë 5 deputetë, kandidati poshtë listës fituese duhet të marrë te pakten 10 mijë e një vota për tu bërë deputet dhe të ketë më shumë vota se kandidatët e listës fituese.

Hersi ose ndryshe mesatarja e numrit të votave, që duhet për të zgjedhur një deputet në rastin e draftit të PS prej 10 mijë votash do të vleje vetëm për ato qarqe që mandati i deputetit i kalon 10 mijë votat. PSH: Nëse në Vlorë, ku herësi është 8 mijë vota dhe PS ka fituar 5 deputetë, kandidati që është poshtë listës fituese duhet të marrë 8 mijë e 1 vota preferenciale për të shkuar në listën fituese. Ky rregull nuk zbatohet vetëm nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë së përfaqësuar, duke siguruar kështu edhe kuotën gjinore.

Koalicionet

Me ndryshimet e miratuara, partitë politike që duan të garojnë në 25 prill 2021, në koalicion mund ta bëjnë vetëm me listë unike dhe në një sigël të vetëm. Kjo pikë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto