Zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në vendin e Kadri Veselit (EMRI)

17:27 05/11/20202min69
250_250_10_12_2014_2023443_250_250_07_02_2014_3487049_Enver_Hoxhaj_01

Enver Hoxhaj është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi kryetarin e deritanishëm, Kadri Veseli të largohet nga udhëheqja e partisë.

PDK-së sot iu nisën për në Hagë dy ish-kryetarët e saj, Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK-ja e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit.

NE FOTO: KRYETARI I SAPOZGJEDHUR I PDK, ENVER HOXHAJ

Gazeta Express mëson se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë.

Ai e ka drejtuar PDK-në prej vitit 2015, kur Thaçi u larguar për t’u bërë president.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit për t’u nisur për Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto