Zgjedhjet në SHBA/ Rusia dhe Irani sigurojnë të dhëna për votuesit amerikanë

15:17 22/10/20201min66
images

Zyrtarët amerikanë për sigurinë kombëtare kanë deklaruar se Irani dhe Rusia, kanë marrë informacione për regjistrimin e votuesve në SHBA dhe i përdorën ato për të ndikuar dhe frikësuar votuesit.

Në një rast, Irani u paraqit si grupi i djemve krenarë të ekstremit të djathtë dhe u dërgoi email kërcënues mbështetësve Demokratë,  ka thënë drejtori për Inteligjencë Kombëtare në SHBA, JohnRatcliffe.

Email-et kishin për qëllim të “nxisnin trazira”.

Sidoqoftë Rusia dhe Irani mohojnë akuzat.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, i tha TV shtetëror se pretendimet ishin “të përsëritura, të pabaza dhe të rreme”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha BBC: “Ne mendojmë se kjo është për të ardhur keq. Këto akuza vijnë çdo ditë, të gjitha ato janë plotësisht të pabazuara, nuk bazohen në asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto