Zgjedhjet në SHBA/ Pritet të mësohet sot fituesi në Pensilvani, çfarë do të ndodhë…

23:04 05/11/20201min79
201103_wn_pilgrim1_hpMain_16x9_992

Kathy Boockvar, Sekretare e Shtetit të Pensilvani ka deklaruar për CNN se fituesi i këtij shteti mund të bëhet i ditur sonte.

Kanë mbetur edhe 550 mijë vota për t’u numëruar, por zyrtarët e komisionit zgjedhor kanë bërë të ditur se ato mund të përfundojnë së numëruari sonte.

Boockvar gjithashtu tha se beteja ligjore e Donald Trump për mos numërimin e votave me postë që kanë arritur pas 3 nëntorit – më saktësisht deri të premten, nuk do të bëjnë ndonjë diferencë të madhe.

Kujtojmë që Trump nuk mund të fitojë pa Pensilvaninë, ku janë 20 vota elektorale. E avantazhi i tij në këtë shtet është tkurrur nga 618 sa ishte në mëngjes në 111 mijë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto