Zgjedhjet brenda PD, Agron Shehaj akuzon për garë të pabarabartë

20:41 24/05/20211min77
-800-0-60abfe954c89f

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, shprehet se gara është e pabarabartë, pasi listën e anëtarëve e ka në dorë Lulzim Basha.

Në një intervistë televizive, Shehaj shprehet se nëse humbet zgjedhjet do të vijojë të mbetet deputet i PD dhe se nuk do të marrë asnjë postë.

“Unë jam futur në garë për të fituar, dhe nëse humbas zgjedhjet do vazhdoj të jem deputet i PD dhe nuk do marrë asnjë post në parti. Ka shumë probleme në zgjedhjet në PD. Listën e anëtarëve e ka vetëm një nga kandidatët, Lulzim Basha. Asnjë tjetër nuk e ka listën e votuesve. Afatet e vendosura për zgjedhje janë bërë për të ndikuar mbi garën. Por kur nuk mund të arrish asnjë rezultat nga kërkesat, është e kotë që t’i bësh nëse nuk ke asnjë shpresë se do të pranohen”, tha Shehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto