‘Zgërdhiu’ në dru shoqen se e tradhtoi me Nojën e saj, Gjykata merr vendimin për Margerita Gjonin

12:25 28/08/20202min28

5bfbccca06f035346d96966d224d2be3_L-696x322

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’ për Margerite Gjonin, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi u filmua teksa rrihte shoqen e saj pasi kishte shkuar me të dashurin e saj.

Mësohet se 31-vjeçarja, kur ka marrë vesh se shoqja e saj, të cilën e kishte mbajtur në shtëpi për dy vite me radhë, me rroba dhe ushqim, është tronditur nga veprimi dhe ka reaguar në atë mënyrë duke e goditur.

Margerita është penduar për dhunën e ushtruar ndaj shoqes, ndërkohë që prej tre muajsh ishte në proces divorci me Ndue Prekën.

Avokati i Gjonit është shprehur në emër të saj se Margarita është tronditur se: “pse me ja ba shoqja e ngushtë atë punë, megjithëse ato kanë qenë në proces divorci”.

Videot në mediat sociale nuk janë publikuar nga Margerita Gjoni, por i ka dërguar një anëtar tjetër i familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto