
Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo kalon shumicën e kohës së saj duke u kujdesur për pacientët me Covid-19. Madje kjo ndodh edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj.
Teksa i dedikon një urim vajzës së saj, për Çomon, ka vetëm një preokupim, ajo e shëndetit të pacientëve.
“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot.
Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid, ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.
E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”, shkruan Çomo në Facebook.