Zbulohet lidhja sekrete e Bella Hadid, një personazh jo pak i njohur në SHBA

11:20 14/10/20202min113
5ebaa85d204ad36b70154c34-1-1068x801

Bella Hadid sapo festoi datëlindjen me një udhëtim tejet argëtues me mikeshat e saj të ngushta. Teksa modelja e njohur pushon në plazhe ekzotike, mediat amerikane kanë “zbuluar” lidhjen e saj të re.

 

Që prej vitit 2019, kur Bella u nda nga këngëtari The Weeknd, modelja nuk është përfolur më për ndonjë lidhje të mundshme. Të paktën, deri tani. Sipas mediave, ajo është në fillimet e një historie të re dashurie me nipin e aktorit të njohur amerikan Jack Nicholson.

Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Duke Nicholson, i cili është shpesh në shoqërinë e personazheve të njohura. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit përgjatë dy muajve të fundit, megjithatë deri tani nuk ka një konfirmim prej tyre rreth kësaj lidhjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto