Zbulohet kërcënimi i Greqisë për Kosovën: Bindeni Shqipërinë të zgjerohemi me 12 milje, ndryshe nuk iu njohim

10:54 19/10/20204min183
Ej4E7qiXkAIe-u

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili ditën e nesërme do të zbresë në Tiranë, javën e kaluar vizitoi Kosovën.

Në vizitën e tij në Prishtinë dhe në takimet me drejtuesit e shtetit të Kosovës, dhe veçanërisht në takimin me kryeministrin Hoti, ministri i Jashtëm grek deklaroi se Athina Zyrtare, po punon për të vendosur marrëdhënie me Kosovën.

Dendias u shpreh se vendi i tij është i interesuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe vizita e tij në Kosovë është tregues për bashkëpunimin rajonal mes fqinjëve.

Ne jemi fqinj dhe jemi shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Dendias.

Ministri i Jashtëm grek u pyet gjithashtu nëse ka shpresa që Greqia të njohë së shpejti Kosovën, Dendias deklaroi se kjo nuk është çështje shprese.

Epo, nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh ministri i jashtëm grek.

Në takimin me drejtuesit e shtetit të Kosovës, ministri i Jashtëm grek ka prekur edhe çështjen e zgjerimit me 12 milje në detin Jon në drejtim të Shqipërisë.

Burime diplomatike nga Kosova bëjnë të ditur për ‘Descript.al’ se hedhja për diskutim e çështjes së Detit me autoritetet e politikës së Kosovës, është një formë ‘kërcënimi’ ndaj Kosovës që të bindë Shqipërinë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, me kusht që të njihet prej Athinës zyrtare.

Këtë e përforcojnë edhe mediat greke, të cilat një ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, raportojnë se kreu i diplomacisë greke u përpoq të diskutojë me drejtuesit e shtetit të Kosovës edhe çështjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë.

Sipas mediave greke, Dendias ka kërkuar që kjo çështje të vijojë normalisht në diskutimet me Shqipërinë pa ndërhyrjen e Turqisë.

N. Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të diskutojë me udhëheqjen në Kosovë nëse çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë, pa ndërhyrjen e Turqisë”, shkruajnë mediat greke.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm grek do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën ku do të diskutohet çështja e Detit, ku në këtë ‘lojë diplomatike’ Greqia ka përfshirë edhe Kosovën, si formë presioni dhe kërcënimi për ta njohur atë si shtet të pavarur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto