Zbulohet fakti interesant për kryeministrin e Kosovës, ja për çfarë bëhet fjalë

12:12 30/09/20201min89
hotiiii-1

Një fakt interesant është zbuluar për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti nuk e ha drekën jashtë apo të porosisë ushqim, por gjithmonë merr bukë me vete në çantë dhe  ha në zyrë në kohën e pushimit.

Këtë e ka treguar zëvendës kryeministri Driton Selmanaj gjatë një interviste në një emision në RTK.

“Ne e kemi një kryeministër që bukën e merr me vete në çantë dhe ha në zyre. Nuk ha nëpër restorante, madje nganjëherë në zyre me lut edhe mua”,-u shpreh Selmanaj.

Ai deklaroi gjithashtu se në emision kishte ardhur me makinën e tij, pasi edhe punonjësit e tij kanë nevojë për pushime.

“Erdha vet, sepse edhe shoferët, sigurimi… kanë nevojë për pushim dhe kanë familje. Nuk e kam në qef të rrethohem nga shumë njerëz, edhe pse me thonë se duhet të kem kujdes, edhe pse nuk i dëgjoj shumë ata të mbrojtjes së afërt. Nuk i kam borxh askujt, në politikë kam hyrë me qëllime fisnike dhe të dal nga politika ashtu”,-shtoi zv.kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto