Zbulohen të tjera detaje tronditëse nga krimi brenda familjes në Bathore: Viktima e ndarë prej vitesh, por jetonte ende tek ish-burri

10:19 16/09/20201min135
56237599_2135742523137933_4977406830188691456_o

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti e vrarë Jetmira Hasani, e cila u qëllua për vdekje nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi.

Mësohet se Hasani ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, (vëllai i Agron Tanushit), por pavarësisht kësaj, vijonte të jetonte te shtëpia e tyre, në katin e dytë.

Ky fakt, pra prona, mendohet të jetë shkak kryesor i konflikteve, si edhe i vrasjes së Hasanit.

Mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme, ku të dy kanë bërë kallëzime të ndërsjella në polici ku hidhnin akuza për kanosje dhe dhunë në familje, e për pasojë gjykata i pajisi me urdhër mbrojtjeje.

Jetmira ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të konflikteve të vazhdueshme që ka pasur me Tanushit për pronën, e cila përfundoi në mënyrë tragjike, me një viktimë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto