Zbulohen emrat, PS dhe PD përcaktojnë përfaqësuesit në Komisionin e Posaçëm për riformatimin e KQZ-së

13:04 09/09/20201min77

kqz-2-1

Ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar, për përzgjedhjen e kandidaturave për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që do të riformatohet, ka qënë një nga kërkesat e para që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë në nisje të sesionit të ri parlamentarë.

Këtë të mërkurë PS, ka vendosur që përfaqësues të saj në këtë komision të jenë Alket Hyseni, Adnor Shametin dhe  Damian Gjinkuri.

Nga opozita jashtëparlamentare pjesë e këtij komisioni do të jetë Oerd Bylykbashi.

Ky komision do të ngrihet për të zgjedhur komisionerët, anëtarët e e Rregullatorit dhe të KAS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *