Zbulohen dokumentet, vaksina ndaj Covid-19 pritet të dalë më herët se sa mendonim

09:19 08/10/20202min142
download (57)

Dozat e para të vaksinës ndaj Covid-19 pritet të ofrohen nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) në Britani që nga muaji i ardhshëm, pasi pesë qendra të vaksinimit janë planifikuar të jenë në punë deri në Krishtlindje.

Dokumentet e zbuluara flasin për një plan që qindra anëtarë të NHS do të vendosen në pesë vende të ndryshme në të gjithë vendin, duke vaksinuar dhjetëra mijëra qytetarë çdo ditë, raporton The Sun.

Personat që janë më të prekshëm ndaj koronavirusit do të thirren fillimisht, në qendra të administruara nga infermierë dhe mjekë praktikantë të planifikuar për Leeds, Hull dhe London, thuhet në raportet e zbuluara.

Mjekëve të përgjithshëm dhe farmacistëve do t’u kërkohet të ndihmojnë në përpjekjen për vaksinimin masiv, me një flotë të njësive të lëvizshme që do të përdoren për të arritur komunitetet e prekshme dhe ato në shtëpitë e kujdesit.

Një burim i tha The Sun: ‘Më e hershmja që kemi gjasa të marrim rezultatet e provës së parë është brenda një muaji, që do të thotë se skenari më i mirë për një vaksinë të mundshme është pak para Krishtlindjeve.

“Por planifikimi është në proces e sipër, kështu që nuk do të ketë vonesë në vaksinimin sapo të kemi një dozë funksionuese.”

Planet e përkohshme tregojnë fundin e këtij muaji si datë për nxjerrjen e vaksinës por pa miratimin nga rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Agjencisë Evropiane të Barnave për të administruar vaksinimin, procesi nuk ka gjasa të ndodhë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto