Zbulohen dokumentet që ‘fundosin’ Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

18:08 17/10/20204min296
BLUSHI-KLODI

Prej disa muajsh CNA.al ka denoncuar një dosje të plotë në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, e cila duket të jetë një prej aferave më të mëdha korruptive në 30 vite.

Disa qindra milionë euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Holandë. Personazhe me emra të ndryshuar, dhe me të kaluar të dyshimtë. Të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale, por në kompanitë e lidhura me njëra-tjetrën, nuk mungojnë edhe ish-menaxherë lokalesh, juristë, persona pa asnjë aktivitet biznesi që në një moment të caktuar shpërthejnë dhe marrin koncesione qindra million euro, përfshirë televizione, politikanë, biznesmenë.

Por cila është lidhja me Ben Blushin

Në 12 shkurt 2020, CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se dy aksionerët e kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë bashkëortakë me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin, por marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

Sot po risjellim sërish, dokumentet ekskluzive, të cilat tregojnë se Eva Blushi është bashkëortake, me 33% të aksioneve, me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, në një kompani të ndërtuar në Bullgari.

Image

Pra, këta dy persona Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, së bashku me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit, kanë ndërtuar në Bullgari një kompani Em Capital Group Ad, ku Eva Blushi gëzon 33% të aksioneve.

Image

Pra, pronarët e inceneratorëve marrin para nga taksat e shqiptarëve dhe shkojnë e ndërtojnë kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit.

Por çfarë ndodh më tej?

E njëjta kompani, vjen në Shqipëri dhe bëhet ortake me një nga pronarët e Top Channel, Vjollca Hoxhën.

Në 13 shkurt 2020, CNA.al publikoi dokumentet ekskluzive që tregojnë se kompania bullgare “EM Capital Group AD”, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë “VALTELINA shpk”. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit “Lori Kafe”.

Image

Pra, 51% të aksioneve të kompanisë “Lori Kafe”, tashmë i zotërojnë pronarët e konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi , nëpërmjet bashkëshortes së tij Eva Blushi.

Image

Skema është e qartë. Paratë nga qeveria shkojnë tek inceneratorët, më pas ndërtojnë një kompani në Bullgari, e cila vjen në Shqipëri dhe blen Lori Kafenë, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës, me 49% të aksioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto