Zbulohen detaje të reja nga sherri mbrëmjen e djeshme në Kamzë

10:00 09/11/20201min77
thike-vrasje

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri mbrëmjen e djeshme në Kamzë ku një 20-vjeçar mbeti i plagosur.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Arbër Tafhasi dhe Erisjon Mema ishin në të njëjtin lokal mbrëmjen e kaluar dhe filluan të ofendoheshin me fjalë banale.

Më tej Tafhasi i ka bërë pritë Erison Memës që ishte duke ikur në shtëpi dhe e ka qëlluar me thikë disa herë.
Mema është në spital kurse autori 19-vjeçar është në kërkim nga Policia prej disa orësh.