Zbulimi tronditës / Ja paga marramendëse që u ofrohet mercenarëve për t’u bërë pjesë e konfliktit Armeni-Azerbajxhan

13:51 16/10/20202min274
armenia-1

CNN ka gjetur dëshmi të tjera që vërtetojnë se luftëtarë të forcave rebele siriane po rekrutohen për të luftuar si mercenarë në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për territorin e Nagorno-Karabakh.

CNN foli me një shtetas sirian i cili ishte nisur nga Siria për në Azerbajxhan.

Ai tha se ishte pjesë e një fraksioni të Ushtrisë Kombëtare Siriane, që mbështetet nga Turqia dhe pranoi se pas ftesës së komandantit, 90% e ushtarëve kishin pranuar.

“Na thanë që do të na japin 1500 dollarë në muaj. Kemi kontrata tremujore dhe rrogën do ta marrim çdo muaj”, tha ushtari, i cili preferoi të mos jepte emrin e vërtetë, në një komunikim me CNN përmes Whatsapp.

Ai shtoi se nuk kishte informacion se kush paguante, por paratë do t’i merrte në dorë nga komandanti i njësisë së tij.

Sipas dëshmisë, ushtarët mblidhen në zonën Havar Kilis pranë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë, për t’u transportuar më pas drejt Azerbajxhanit.

Deri tani, numri i sirianëve të rekrutuar, tha ai, ishte rreth 1000.

CNN kontaktoi me qeverinë turke për të pyetur nëse është e përfshirë në rekrutimin e luftëtarëve sirianë, por Ministria e Jashtme i quajti pretendime të pabaza.

Edhe Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit mohoi që të ketë shtetas sirianë në territorin e saj dhe tha se pas këtij lajmi qëndron Armenia. (A2Cnn)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto