
Varre 2500-vjeçare janë zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Saqqara në Egjipt.
Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve sqaron se 13 arkivolet janë gjetur të grumbulluar në majë të njëri-tjetrit.
E veçanta e tyre është se arkivolet kanë mbetur të paprekur që nga momenti i varrosjes 2,500 vjet më parë.
Besohet se kjo zonë e shkretëtirës ka shërbyer si vend aktiv varrimi për rreth 3,000 vjet, ku varroseshin njerëzit e thjeshtë, por dhe ata me pozitë të lartë shoqërore.