Zbardhet pas 5 vitesh vrasja makabre që tronditi Fierin, vihet në pranga autori (EMRI)

09:14 16/10/20202min132
download - 2020-10-16T091420.136

Policia e Fierit ka bërë të mundur zbardhjen pas 5 vitesh të vrasjes së një 82-vjeçari me mjete të forta, ngjarje e ndodhur në muajin nëntor të vitit 2015.

Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, për vrasjen e Nevruz Likometës është vënë në pranga shtetasi Skënder Krasniqi, me banim në Fier.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

Fier – Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ndodhur më 22.11.2015, në qytetin e Fierit.

Kapet dhe ndalohet autori i vrasjes së 82-vjeçarit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto