Zbardhet një ngjarje e ndodhur tek Mali i Robit në gusht. Policia: Arrestohet 40 vjeçari pasi…

11:30 20/09/20202min97
arrestim

Një ngjarje e ndodhur gjatë muajit gusht, tek Mali Robit në Golem, është zbardhur nga policia, duke çuar në pranga një 40 vjeçar.

Shtetasi me iniciale D. K., u prangos pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Njoftimi:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 13 gusht, tek Mali Robit në Golem.

Kapet dhe ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

  1. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto