Zbardhet dëshmia e të riut që iu bë atentat në makinë: Mbulova kokën me duar kur….po shihja celularin

10:51 13/10/20211min158
f2

Zbulohen të tjera detaje lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e të martës në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 22-vjeçari R.Balla. i riu gjatë natës i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në deklarimin paraprak që dha pas ngjarjes, i riu mësohet të këtë thënë: “Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.

Policia po punon me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna që do të çojnë në identifikimin e autorit.
Po ashtu po pyeten rrethi shoqëror dhe familjar i Reidi Ballës për të kuptuar nëse ka pasur konflikte.
Burime nga policia thonë se 22-vjeçari nuk ka precedentë të mëparshëm penal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *