Zbardhen të tjera detaje për vaksinën e parë kundër koronavirusit, ofron mbrojtje 90% / Vjen mesazhi i fortë nga OBSH

19:01 09/11/20202min145
Koronavirus-vakcina

Ekspertët e shëndetësisë përshëndetën të dhënat premtuese që vijnë në lidhje me krijimin e vaksinës kundër koronavirusit, por shprehen se ajo nuk do ta ndryshojë totalisht situatën.

I dërguari special i OBSH, dr. David Nabarro u shpreh se është shumë e rëndësishme për njerëzit, qeveritë që të vijojnë të zbatojnë masat që ndihmuan në uljen e përhapjes së pandemisë edhe nëse vaksina do të jetë e disponueshme së shpejti.

“Duhet të kujtojmë se këto masa kanë funksionuar dhe janë ende thelbësore për t’u zbatuar edhe nëse vaksina do të jetë e gatshme brenda pak muajsh”, tha Nabarro.

“Vaksina do të ndihmonte, por nuk do të jetë një ndryshues i rrënjësishëm i situatës”, shtoi ai.

Sipas Nabarro, vaksina duhet të kalojë në disa procese rregullatore dhe është ende disa muaj larg para se autoritetet të konfirmojnë nëse ajo është e sigurtë dhe efektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto