Zani Çaushi i dënuar me burg për jetë/ Avokati: S’kam kërkuar lirimin, por përllogaritjen e saktë të dënimit

14:25 06/10/20202min116
download (39)

Pas kërkesës të një dite më parë në Gjykatën e Korçës, për të llogaritur përsëri vitet e dënimit të Myrteza Çaushit, i njohur si Zani i Vlorës, avokati i tij ka dhënë detaje mbi kërkesën.

Arben Lena ka shpjeguar se nuk është kërkuar lirimi i Çaushit, por vetëm një përllogaritje e saktë të dënimit, pasi ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit.

“Ne nuk kërkojmë lirimin e Zani Çaushit, ne kërkojmë llogaritjen e saktë të kohës së vuajtjes së dënimit të Myrteza Caushi. Ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor. Vendimi ka datën kur merr formë të prerë, kohën në të cilën dënohet i pandehuri dhe njëkohësisht një pikë tjetër, e cila thotë që vuajtja e dënimit fillon në këtë datë. Ne kemi bërë llogaritjet tona dhe i jemi drejtuar gjykatës me kërkesë për të pasqyruar saktë kohën e vuajtjes së dënimit. Pas llogaritjes së kohës së saktë të vuajtjes së dënimit, pasi edhe në gjykimin e parë që ne jemi tërhequr, ka qenë pikërisht mos llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit, do të vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht,”- është shprehur Lena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto