Zaho në bankat e shkollës për herë të parë / Linda Rama publikon FOTOT e të birit teksa e përcjell

11:34 14/09/20203min84
38d25b42e368ac972596d0a166717a35_L-1

Bashkëshortja e Kryeministrit Rama, Linda Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm dy foto të djalit të saj Zaho, i cili sot filloi shkollën për herë të parë.

Postimi i Linda Ramës:

“Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për fëmijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim”, shkruan ajo dhe ndan fotot e mëposhtme.

Foton e Zahos e ka publikuar edhe Kryeministri Rama, i cili ka këtë urim për të birin dhe të gjithë mësuesit e nxënësit:

“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë.”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto