Yuri Kim takon shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begaj

17:49 28/08/20202min112

yuri_kim

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ambasadorja Kim në një status në rrjetin social Twitter.

Ambasadorja, Kim shkruan se ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë e Amerikës, si dhe të bëjnë të mundur që Shqipëria të përmbushë angazhimin e saja për NATO-n në shpenzimet e mbrojtjes, vendosjen e trupave dhe modernizimin e tyre.

Bajram Begaj u emërua në krye të Forcave të Armatosura në korrik 2020.

Major Bajram Begaj mbante detyrën si komandant i komandës së doktrinës dhe stërvitjes.

Statusi i Ambasadores:

“U takova me Bajram Begajn, Shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë e Amerikës, si dhe të bëjnë të mundur që Shqipëria të përmbushë angazhimin e saja për NATO-n në shpenzimet e mbrojtjes, vendosjen e trupave dhe modernizimin e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto