Yuri Kim reagon ndaj komentuesit që quan kineze: Hajde në ambasadë dhe të sqaroj!

09:52 08/06/20214min160
-640-0-605083eee170a

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka replikuar në rrjetin social Instagram me një nga ndjekësit e saj, pasi ky i fundit në foton që Kim ka publikuar me këngëtaren Ermira Babaliu, e ka quajtur kineze.

“Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”, shkruan komentuesi.

Teksa vetëm pak minuta më pas, Kim që duket se nuk e mirë pritur komentin, e fton personin në fjalë për një kafe në ambasadë aty ku sipas saj mund të bisedojnë për historinë krenare të vendit të saj, ndërsa komentuesi t’i tregoj pse mendon se Kim është Kineze.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze” Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja Kim

Por me sa duket nuk ka mbaruar me kaq, pasi komentuesi ka vijuar ironinë në përgjigje ndaj Kim teksa shkruan se: Jam njeriu më me fat në bot, pasi askush nuk merr ftesë nga ambasada e USA për kafe. E mirëpresë ftesën tuaj. Do diskutojmë për kulturat tona respektive, zoti e bekoftë Amerikën!-përfundon komentin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto