Yuri Kim përgënjeshtron Agjencinë Telegrafike Shqiptare: Korrigjoni lajmin!

21:51 14/10/20202min201
yuri-kim-770x432-1-696x390

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, ka përgënjeshtruar një lajm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, duke e cilësuar si çorientues dhe të pavërtetë.

Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj” ky është titulli i lajmit nga agjencia shtetërore telegrafike për të cilin reagoi drejtuesja e selisë diplomatike amerikane në Tiranë.Ky titull është çorientues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë” shkruan Kim, ndërsa publikon edhe fjalën e saj të plotë gjatë aktivitetit një ditë më parë për të cilin ATA spekuloi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto