Yuri Kim flet për korrupsionin galopant në Shqipëri, por kërkon duartrokitje në mes të konferencës për ministren e Ramës

12:24 13/10/20203min54
rama-soreca-1024x572-1

Ditën e sotme në Tiranë është zhvilluar Konferenca e nivelit të lartë Anti-Korrupsion, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku kanë marrë pjesë Kryeministri Rama, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe përfaqësues të lartë të dikasterit të drejtësisë.

Teksa ka qenë duke folur në këtë konferencë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka vlerësuar për punën e saj ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Duke e cilësuar një mal të lartë korrupsionin, Kim tha se puna e Etilda Gjonajt dhe stafit të saj ka qenë për t’u duartrokitur.

Kim u shpreh ndër të tjera se SHBA-të janë të hapur për të mbështetur Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit, ndërsa kërkoi që të nisë sa më parë puna e organeve të drejtësisë së re.

“Korrupsioni është një mal i madh me probleme në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë ndryshime. Është një çast për t’u shënuar para se të nis deklaratën time standarde, dhe për të theksuar lidershipin e ministres Etilda Gjonaj, keni një nga punët më të vështira, ti japim një duartrokitje ministres në këto momente për punën që ajo së bashku me stafin ka bërë.

Do të ketë gjithnjë aktorë të këqij, por qeveritë duhet të bëjnë të mundur që ata të trajtohen të gjithë njësoj. Reforma në Drejtësi ka nisur që të japë rezultatet e saj, SPAK ka tashmë drejtorin e saj të BKH, kjo nuk është një deklaratë fitoreje, por është në rrugën e duhur, duke shërbyer si model dhe për shtete të tjera”, u shpreh Kim.

Ambasadorja Kim tha se një nga prioritetet më të larta për SHBA-në, që është angazhuar në Reformën në Drejtësi, është kompletimi sa më parë i SPAK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto