
Xhesika Berberi është ndër modelet e para shqiptare që ka korrur sukses ndërkombëtar. Bukuroshja jeton prej vitesh në SHBA, ku ka ndjekur karrierën e saj si modele, por tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar.
Këto ditë, Xhesika ndodhet në Tiranë, pasi do të prezantojë “Miss Universe Albania&Kosovo”, ku nuk kanë munguar as daljet televizive. E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Xhesika ka zbuluar disa detaje për projektet e saj të ardhshme, të cilat nuk përfshijnë modelingun.
“Që kur kam qenë e vogël kam qenë një biznesmene shumë e suksesshme. Kur isha 10 vjeç qepja fustane për kukulla dhe dilja i shijsa tek lagjia. Bëja çdo ditë nga 500 lekë të reja dhe ato që fitoja i shpenzoja me shoqërinë e lagjes. Kam dashur gjithmonë që gjërat t’i ndaj me të tjerët. Dua që kompaninë që do hap të jetë e suksesshme, pasi dua të bëj shumë punë filantropike,” është shprehur Xhesika, e cila shtoi se përsa i përket modelingut, do të merret vetëm nëse i vjen ndonjë kontratë e rëndësishme apo projekt me peshë.