Xhavit Haliti i ftuari i radhës nga Specialja

20:38 09/11/20202min75
Xhavit Haliti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka njoftuar se është thirrur nga Gjykata Speciale.

Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, në vitin 1998 në Tiranë dhe thotë se i ka kërkuar prokurorisë së Shqipërisë në vitin 2014, të hapë hetimet.

“Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri. Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai në ABC News.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar, si akuzuar apo i dyshuar.

Kujtojmë se Haliti ka qenë një prej veprimtarëve të parë të lëvizjeve që janë marrë me luftimin e regjimit serb në Kosovë dhe po ashtu njihet si  një ndër figurat kryesore të UÇK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto