WhatsApp rrezikon të marrë gjobë 50 milionë € për shkelje të rregullave të BE-së

17:26 26/01/20212min60

-640-0-60101b396b019

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve në pronësi të kompanisë Facebook, mund të marrë një gjobë deri në 50 milion € për shkelje të rregullave të BE-së. WhatsApp akuzohet se ka shkelur ligjet për mbrojtjen e të dhënave të konsumatorit.Aplikacioni u akuzua se nuk i ka dhënë përdoruesve informacion paraprak në lidhje me ndarjen e të dhënave të tyre me aplikacionin Facebook.

Javën e ardhshme, Komiteti i privatësisë i BE (EDPB) do të diskutojë këtë rast gjatë seancës me përfaqësuesit e autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së të dhënave. Drejtues i thirrjes për veprim kundër WhatsApp është Autoriteti Irlandez i Privatësisë (Dpa).

Sanksioni paraprak, për të cilin ende po konsultohen agjencitë e ndryshme të privatësisë së BE-së, mund të jetë një nga më të lartit e vendosur ndonjëherë nga Rregullorja e Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR). WhatsApp mund të marrë një gjobë ndërmjet 30 dhe 50 milion euro për mosrespektim të kërkesave për transparencë të përcaktuara nga GDPR. Përveç kësaj, autoritetet e privatësisë mund të kërkojnë që WhatsApp të ndryshojë mënyrën se si aplikacioni përdor të dhënat e përdoruesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto