Vuçiç: Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje të “shkelmojë karrigen” dhe të largohem nga takimi me Trump

23:49 08/09/20202min147
sirbistan-cumhurbaskani-vucicin-trump-karsisindaki-icler-acisi-hali-eceviti-akillara-getirdi-iste-abdnin-istedigi-duzen-1599332490104

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një intervistë për “Dnevni Avaz” pas marrëveshjes së nënshkruar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në Uashington dhe një takimi në Bruksel me zyrtarë të BE.

Gjatë intervistës, shkruan mediumi boshnjak, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka folur në lidhje me detajet e marrëveshjes, pasojat në rajon, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, sulmet e opozitës dhe reagimet nga Rusia, pastaj për ngjarjet në Mal të Zi.

Ai tha se “nuk i shkoi në mendje që për shkak të karriges” në të cilën ai ishte ulur në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, të cilën shumë e komentuan, ai të largohej nga takimi me Trump.

“Imagjinoni presidentin e ndonjë prej vendeve tona të vogla në rajon që të ketë një shans për të hyrë në Zyrën Ovale, për të biseduar vetëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe që kur t’i vendosin një karrige, ai të thotë: Më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige, do ta shkelmoj tani,… Sigurisht që nuk më shkoi në mendje”.

“Unë veprova me përgjegjësi, u solla me edukatë dhe pata nderin dhe mundësinë për të pasur një bisedë të shkëlqyeshme me Donald Trump. Unë gjithmonë do ta përsëris, sepse është detyrimi im të bëj gjithçka që mundem për vendin tim, për Serbinë. Dhe u përpoqa të bëja që gjithçka që ne propozuam të ishte në interes jo vetëm të Serbisë por edhe të gjithë të tjerëve në rajon”, ka thënë ndër tjerash në intervistën e tij, Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto