Vritet reperi 28 vieç me famë ndërkombëtare, viktimë e një sulmi të papritur

15:34 12/11/20202min77
Mo3-932x524

Reperi me famë ndërkombëtare, Mo3 u qëllua dhe u vra të mërkurën në mesditë në një autostradë në Dallas. 28-vjeçari, emri i vërtetë ishte Melvin Noble, mbeti viktimë në sulmin e papritur rreth 12:00 paradite , sipas Departamentit të Policisë Dallas.

I dyshuari kryesor deri më tani është një mashkull me ngjyrë, i cili zbriti nga mjeti i tij i armatosur me një armë zjarri dhe iu afrua Mo3 që doli nga makina dhe filloi të vraponte drejt jugut në autostradë.

I dyshuari ndoqi Mo3, duke e qëlluar me armë dhe duke e goditur atë. Reperi u transportua në një spital të zonës ku vdiq nga plagët e tij, sipas raportit të policisë.

Pas lajmit tragjik, kanë reaguar shumë miq dhe të afërt të cilët janë shokuar nga lajmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *