Vrau shqiptarin, grekja dënohet me 17 vite burg, shqiptari burg përjetë për 17 kg hashash

23:52 04/10/20202min209
auto_shqiptari1601651424

Nga Shpëtim Zinxhiria-Athinë

Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa padrejtësisht vdiq një kryefamiljar 35-vjeçar shqiptar në Heraklion, Kretë, i cili ishte babai i dy fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve ishte një foshnjë 15-muajshe.

Ngjarja ndodhi më 11 Nëndor 2017, ku shqiptari u vra me thikë nga një 27-vjeçare vendase.
Para dy ditësh ajo u dënua me 17 vite burg, ndërsa më parë ishte dënuar me 25 vite burg.

Gruaja 27-vjeçare që kreu vrasjen ishte një person i njohur nga autoritet vendase, sepse, përveç përdorimit të drogës, ajo ishte përfshirë në raste grabitjesh dhe madje ishte dënuar me burg, por për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj, ishte liruar.

Po atë natë që kjo grua kreu vrasjen ishte kapur nga policia për grabitje me thikë duke i marrë një vendasi 800 euro, por u la e lirë dhe kreu krimin.

Babai i dy fëmijëve humbi jetën, ndërsa gruaja që kreu krimin u dënuam vetëm me 17 vite burg, ndërsa për 16 kg hashash Shaban Safet Veizi dënohet me burgim të përjetshëm, dhe po vuan dënimin në burgun e Kretës që nga qershori i 2014.

Ka ardhur koha që komuniteti shqiptar në Greqi të ketë një zyrë ligjore për këto padrejtësi, pasi burgjet nuk duhet të jenë vetëm për shqiptarët dhe mungesa apo prezenca e shtetit shqiptar në mbrojtje të shqiptarëve në Greqi edhe pas 30 vitesh ka dështuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto