Vrau shokun e ngushtë te Liqeni Artificial për çështje borxhi, Prokuroria ‘gropos’ Islam Mylkajn

14:16 13/10/20202min136
haxhi-bacinozi (1)

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Mylkajn, i akuzuar për vrasjen e shokut të ngushtë, Haxhi Bacinozi, ngjarje kjo e ndodhur vitin e kaluar.

Bacinozi u ekzekutua në zonën e liqenit artificial në sy të djalit të tij të mitur, ndërsa autori u vu pak muaj më pas në pranga.

Dyshimet janë se Mylkaj, e vrau mikun e tij, pas një konflikti verbal mes tyre për një borxh të vjetër nga tregtia e përbashkët që kishin bërë vite më parë.

Në dëshminë e dhënë në Polici, dhënë pas dorëzimit Myltaj është shprehur i penduar për vrasjen, dhe ka treguar se shkak është bërë borxhi që i kishte viktimës.

Myrtaj tregon se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 45 mijë eurosh, ku sipas tij Baçinozi i ka përndjekur dhe vajzat e tij për këtë borxh.

Pjesë nga dëshmia:

“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi, Baçinozin e takova tek Liqeni rastësisht, ndërkohë që ai më shau dhe më goditi. Konflikti ynë është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më përndiqte edhe vajzat për këtë borxh, familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *