Vrau mizorisht rumunin për një orë dore të vjedhur, merr fund arratia 22 vjeçare e shqiptarit

09:01 26/08/20201min38

grabitje-ore-600x360

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për një vrasje të kryer në vitin 1998 në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e 22 viteve më parë në Romë, por jetonte në Larisa dhe u arrestua me ekzekutimin e një urdhri evropian të autoriteteve italiane.

Shqiptari 42-vjeçar akuzohet për vrasjen e një burri me origjinë rumune pas një zënke mes tyre.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë italiane, shqiptari në kërkim kishte rrëmbyer një orë një shokut të viktimës dhe kur ky i fundit e thirri për ta kthyer, ai e vrau atë.

Një gjykatë italiane e dënoi atë në vitin 2002 me 18 vjet burg, pasi vuajti tre vjet burgim.

Italianët tani janë duke kërkuar ekstradimin e tij për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Mëngjesin e sotëm, 26/08/2020, pritet të transferohet në Prokurorinë e Apelit të Selanikut për të filluar procedurat e tij të ekstradimit në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto