Vrau burrin dhe vjehrrën/ Për 32 vjeçaren dhe dashnorin e saj kërkohet burg për jetë

15:18 21/09/20202min127
zdf

Burg për jetë ka kërkuar prokuroria për 32 vjeçaren Hysnie Hoxhallari, dhe 26 vjeçarin Kasëm Pirjasi.

2 personat në fjalë akuzohen për vrasjen dhe djegien e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir.

Viktimat janë bashkëshorti dhe vjehrra e Hysnie Hoxhallarit, e cila së bashku me Kasëm Pirjasin, me të cilin kishte lidhje jashtë martesore, i kanë qëlluar fillimisht me sëpatë e më pas i kanë djegur të gjallë.

Ngjarja ka ndodhur në 22 janar të vitit 2018, ndërsa në dëshminë e tij Kasëm Pirjasi ka thënë se është ai autori i 2 vrasjeve, e se kishte ndërmarrë aktin fatal se nuk takoje dot me Hysnien.

Vetë 32 vjeçarja nuk ka pranuar autorësinë në krim.

“Unë nuk kam gisht në vrasje. Kam fshirë hanxharin dhe njoftova policinë se ka rënë zjarr në banesë në orët e para të mëngjesit,”- është shprehur Hysnie Hoxhallari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto