Vrau biznesmenin në Himarë/ Gjykata lë në qeli Kliti Lekën, zbardhet dëshmia e plotë: Jam radiolog, më mori 2650 metra tokë dhe nuk më dha 3 apartamentet

16:12 20/10/20204min104

poooiiii

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Kliti Lekën. Gjatë dëshmisë së tij në Policia ai ka treguar se Niko Goro nuk i dha tre aparatamente, të cilat ishin ndërtuar në pronën e tij. Ai është shprehur se për këtë marrëveshje ka nënshktuar kontrata të rregullta me biznesmenin.

VLORË– Ditën e sotme, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 53-vjeçarin Kliti Leka, i cili të shtunën vrau në Himarë biznesmenin Niko Goro. Leka është shfaqur në gjykatë i veshur sport, me maskë dhe pranga në duar dhe ka qenë i qetë. Mbi të rëndon akuza “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve e municioneve të zjarrit”.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia që 53-vjeçari ka dhënë para oficerëve të policisë. Ai ka treguar vrasjen e kreu në kushtet e pamundësisë, për t”i marë apartamentet në pallatin që Goro kishtë ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës që Leka, i kishtë vënë në dispozicion. Ai është shprehur se Goro nuk i kishte dhënë 3 apartamentet e premtuara.

“Jam me profesion radiolog, jam beqar dhe me 14 klasë. Me Niko Goron kishin rënë dakord të bënim biznes, ku unë pranova dhe kam firmosur një kontratë noteriale për vënien në dispozicion të një sipërfaqe toke prej 2650 metra katror që ndodhet në Himarë. Ndërsa Nikollaqi ka firmosur duke rënë dakort që të ndërtonte një pallat disa katësh mbi këtë sipërfaqe toke që unë disponoja,dhe si këmbim ai do me jepte 3 apartamente. Dokumentat dhe marëveshjen noteriale e kam në makinë, por mjeti që unë mora me qëra në Tiranë dhe që më pas e përdora në vrasje, nuk mund të hapet pasi, çelësat e makinës në ikje e sipër me vrap,i hodha brenda në det. Jam fshehur në vendin e quajtur ish-prozhektori dhe aty ka qëndruar derisa ka ardhur policia. Nuk kam bërë asnjë rezistencë kur kanë ardhur policët, por jam dorëzuar menjëherë…”-ka deklaruar 53-vjeçari Kliti Leka.

Sakaq, policia është në kontakt me kompaninë që ka në pronësi makinën, me të cilën  53-vjeçari kreu vrasjen. Ky i fundit ka treguar se brenda kësaj makine, (e cila është e mbyllur, pasi nuk gjenden çelësat) janë dokumentat e tokës dhe kontratat noteriale që ka firmosur së bashku me Niko Goron.

Biznesmeni u ekzekutua mëngjesin e 17 tetor, në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka. E plagosur mbeti edhe motra e tij, Eftiqi Qesku. Autori u kap vetëm pak orë pas krimit. Niko Goro ishte baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar i një kafeje të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto