Vrasja në 2018 në ish-bllok/ Mbyllen hetimet, 4 akuza zyrtare për Ervis Martinaj

11:45 11/09/20202min177
asdfasdfasdf

Prokuroria ka mbyllur hetimet, 2 vite pas ngjarjes së bujshme në ish-bllok, ku më 4 tetor 2018 në qendër të ish-Bllokut ku siç dihet mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Martinaj do të merret i pandehur i akuzuar për disa vepra penale, siç janë  “Krijim kushtesh për të kryer vrasjen”, “Fshehje e të ardhurave”, “Falsifikim pasaportash”  dhe “Organizim të palejuar të lojërave të fatit”

Dosja e plotë tashmë pritet që brenda një afati kohor prej 10 ditës, ti kaloj gjykatës e më pas të nisë procesi.

Kamerat e sigurisë në zonën ku dhe ka ndodhur kjo ngjarje kanë identifikuar se rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë, Martinaj ishte konfliktuar Ervin Mata dhe komandon Mevjol Bilo.

Autori i dyshuar i ngjarjes mendohet se ishte komandoja Mervjon Bilo, i afërm i këngëtares Elvana Gjata.

Krahas akuzave për ngjarjen, Ervis Martinaj ishte nën hetim edhe për vepra të tjera penale, si pastrim parash apo evazion fiskal në biznesin e tij të lojërave të fatit.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultonte se Ervis Martinaj përdorte edhe një identitet tjetër, të një shtetasi kosovar me emrin Admir Koca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto