Vrasja makabre e gruas dhe farmacistit/ Policia greke nuk ka më dyshime se autori është shqiptar

09:16 19/10/20202min109
vIEAQmac111-696x464-1

Policia e sigurisë me përvojë vlerëson se i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Loutraki, ka shumë të ngjarë të ishte arratisur në atdheun e tij, Shqipëri.

Duke përdorur materiale vizuale nga kamerat e sigurisë, policia dallon natën e krimit, pranë shtëpisë së fshatit të 43-vjeçares, figurën e një burri, që përputhet me karakteristikat e këtij personi.

Shqiptari është ish-partneri i viktimës, i dënuar më parë për disa vepra penale.

Gruaja fatkeqe dhe farmacisti 42-vjeçar, me të cilin ajo kishte një marrëdhënie kohët e fundit, u vranë në mënyrë brutale.

Vajza e saj, fryt i martesës me një biznesmen në ishullin grek të Mykonos, thuhet se u tha autoriteteve se nëna e saj “i kishte dhënë fund një marrëdhënieje me një person të dhunshëm dhe shtypës”, duke vënë në dukje se “nuk e imagjinoja kurrë se kjo marrëdhënie do të ishte fatale për të”, citon tv grek ant1.

Gruaja ishte njohur me shqiptari pikërisht në këtë ishull. Kur u largua nga zona për në Loutraki, ai nuk mund ta pranonte vendimin e gruas, duke e vizituar vazhdimisht.

Policia beson se ai kishte çelësat e shtëpisë së gruas në Loutraki dhe Flampouro. Kjo shpjegon faktin se çifti u befasuan kur autori hyri në shtëpi dhe i vrau ata me një mjet të mprehtë, hanxhar ose sëpatë.

Autori i vrasjes së dyfishtë u arratis nga vendi i ngjarjes me makinën e gruas, e cila mori flakë, ndërsa u kujdes për shkatërrimin e celularëve të viktimave, si dhe armën e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *