Vrasja horror e Elgantina Buçit/ Flet e motra: Ja kush është fajtori

14:25 07/09/20202min72

640-0-5f55fecb8536c-1

E motra e 23-vjeçares që u vra nga babai dhe i vëllai i saj, ka bërë fajtor për ngjarjen babanë e saj.

Elona Buçi ka drejtuar gishtin ndaj babait të saj, Faikut, për vrasjen makabre të së motrës, Eglantina Buçit në 2012, ku ekzekutor ishte i vëllai, Shkëlzeni.

Në një prononcim për ‘Report Tv’ Elona shprehet se Faiku ka shumë ndikim të Shkëlzeni, vëllai.

Ajo ka rrëfyer madje se ai nuk ka qenë dakord as për lidhjen e saj me bashkëshortin me të cilin sot ka 2 fëmijë.

Kontaktet e fundit me të cilin ka pasur Eglantina ka qenë pikërisht Elona, por nuk ka detaje detaje se çfarë kanë biseduar dy motrat me njëra-tjetrën, nëse Eglantina i kishte shprehur shqetësimin ose jo që kishte lidhur mes situatën e krijuar në familje, pas largimit të saj nga shtëpia dhe bashkëjetesës që nisi me të riu, që u bë shkak për ekzekutimin e saj me një plumb në nofull.

Faik dhe Shkëlzen Bushi u lanë ditën e djeshme në burg nga gjyqtari Lazer Sallaku. Shkëlzen Buci u soll forcërisht në gjykatë, pasi ai ka refuzuar të marre pjesë duke qenë se nuk ka pranuar ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës, teksa babai u shfaq i qeshur në disa momente.

Të dy e kanë mohuar të jenë të përfshirë në krim, madje babai dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto