Vrasja e mistershme e katër turistëve rusë në Qerret, në hetime do të përfshihet edhe…

16:14 29/11/20211min103
turistet-ruse-qerret

Në hetimet për vdekjen e katër turistëve rusë në muajin tetor në një resort në Qerret të Kavajës do të marrë pjesë edhe ushtria.  Burime për “A2 CNN” bëjnë të ditur se në hetime do të përfshihet Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pjesë aktive e forcave të armatosura.

Përfshirja e kësaj agjencia bëhet sepse ka laboratorin e specializuar, por edhe pajisjet që mund të detektojnë përdorimin e agjentëve biologjikë. Disa institucione të shëndetësisë, si Instituti i Sigurisë Ushqimore, sollën përgjigje negative sa i përket provave dhe akt-ekspertimeve të marra në hotelin ku humbën jetën 4 turistët rusë, të cilët ishin pjesë e një familjeje.

Nga raporti paraprak i hetimeve rezulton që katër viktimat janë asfiksuar, por mbetet e paqartë nga se. Përfshirja e ushtrisë tregon se pista e përdorimit të agjentëve biologjikë po ndiqet nga hetuesit shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto