Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, Artan Hoxha tregon misterin e madh të ngjarjes(FOTO)

14:23 15/10/20204min178
maxresdefault-4

Gazetari Artan Hoxha, përmes një statusi në profilin e tij, thotë se vonesa e gjetjes së dy viktimave, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, ka të bëjë me djegien e kanabisit.

Ai thotë se Policia shkoi 5 ditë me vonesë në Malësi të Madhe, atje edhe ku kishte ndodhur ngjarja, pasi iu dha mundësi personave të tjerë që digjnin parcelat me drogë që ishin mbjellë.

Artan Hoxha shprehet se ditën kur ata  mbërritën në parcelën e kanabisit panë  tymin që po digjte bimët narkotike. Ai thotë se kjo është e habitshme për kohë në këtë zonë kishte tre ditë që binte shi.

“Për shefat që duan prova dhe fakte për kanabisin e këtij viti. E mbani mend ngjarjen e 3 tetorit në Malësi të Madhe, ku mbeten të vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepa?! Ajo ngjarja ku kufomat e viktimave, u gjetën pesë ditë nga pasi kishte ndodhur krimi. Në momentin e parë, kur publikova ngjarjen, denoncova faktin, se ngjarja ka ndodhur për shkak të parcelave me kanabis.

“Çuditërisht” policisë iu deshën plot 5 ditë për të gjetur kufomat, sepse nuk shkonte të parcelat me kanabis. Ditën që policia e drejtuar nga Rrok Pepaj, babai i personit të dyshuar si autor i ngjarjes, Daniel Pepaj, shkoi në vendin e quajtur Rrenza e Grecajve, bash në “miniparcelen” me kanabis, gjeti dhe dy kufomat e të vrarëve. Por për habi, ndërsa policia shkoi në skenën e krimit, në një zonë të pyllëzuar, përpara se të gjente viktimat, pa nga larg tymin e zjarrit, që po digjte parcelën me kanabis.

Si është e mundur të kishte zjarr në një zone ku prej 3 ditësh binte shi?! Kur askush nuk e dinte, as ku ishin të vrarët dhe as ku ishin parcelat me kanabis, kush dreqin i kishte vënë zjarrin kanabisit?! A shërbeu vonesa prej 5 ditësh për të gjetur të vrarët, si kohë e mjaftueshme për të asgjësuar parcelat me kanabis dhe për të fshire gjurmët nga vendi i krimit?!

Tashme është e qartë, se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj janë viktimat e para të kanabisit të kultivuar gjatë këtij viti. Urojmë sëpaku, qe te jene viktimat e fundit te narko-kultures 2020. Më poshtë, 3 foto, të shkrepura mesditën e 8 tetorit 2020, ku duket zjarri që po digjte parcelën me kanabis, në momentin kur policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe gjeti dy të vrarët në Rrenzen e Grecajve”, shkruan Artan Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto